Të gjjithë e konsiderojnë si një nga pilotët që mund të shqetësojë Ljuis Hamilton në tentativën për të fituar sërush Botërorin e Formula 1. Megjithatë, vetë piloti holandez duket se kërkon të qendrojë me këmbët në tokë në bazë të një deklarate që ka dhënë për mediat në Holandë. “Eshtë thuajse e pamundur që të kapet Hamiltoni. Ljuis me të vërtetë që duhet të ketë shumë fat të keq në mënyrë që unë të dal përpara tij. Prandaj, ne kemi nisur të hedhim vështirmin nga viti i ardhshëm”, është shprehur fillimisht Verstapen.
Megjithatë, ai ka dashur të nënvizojë sesi rruga e ndërmarrë është ajo e duhura me sytë nga 2020-a: “Në çdo rast, Red Bulli po përmirësohet. Sinjalet duken tepër pozitive, por duhet të punojmë fort për të mbushur diferencën që ekziston aktualisht. Sidoqofotë mund të them se jam i kënaqur për progreset e bëra. Për momentin gjithsesi do të thoja se nuk më intereson të renditem i dyti, por vetëm të vazhdoj të përmirësohem sado që të kem mundësi…”.
Në fund ka folur mbi garën e radhës që zhvillohet në Belgjikë: “Spa është cirkuiti im i preferuar dhe është gjithmonë kënaqësi të garosh aty. Me këtë rast, tifozët e mi do të kenë një tribunë speciale dhe do të ngjyrosin cirkuitin me portokalli”, ka zbuluar Verstappen, që renditet i treti me 181 pikë, 69 më pak se Hamiltoni kryesues dhe vetëm 7 pikë larg Bottas që mban vendin e dytë.