Kampioni i “Formula E”, Jean-Eric Vergne mund të rikthehet të garopjë në “Formula 1”. Është vetë piloti francez që e ka konfirmuar diçka të tillë, duke deklaruar së ka patur kontakte edhe me një skuadër për sezonin e ardhshëm. Shumë aluduan se “Red Bull” ishte skuadra që kishte kërkuar shërbimet e Vergne, duke parë edhe të shkuarën e pilotin me këtë skuadër, ku ka garuar për “Toro Rosson” për 3 sezone. Megjithatë këto aludime rezultuan të jenë të pasakta, pasi tek skuadra austriake vendosën t’i besojnë Pierre Gasly, si zëvendësuesi i Daniel Riccardo. Ndërsa vetë Vergne, nuk pranon të bëjë të ditur emrin e skuadrës më të cilën ka kontakte.
“Është një mundësi që unë të jem në ‘Formula 1’ sezonin tjetër. Kam kontakte me një skuadër por ende nuk kam vendosur asgjë. Do shoh se ku janë mundësitë më të mira dhe më pas do të vendos rreth kësaj çështjeje.”-shprehet kampioni i “Formula E”. Për Vergne, tashmë mendohet se interes mund të kenë shfaqur skuadra si Haas, Force India, Sauber, Toro Rosso apo Williams, të cilat ende nuk kanë konfirmuar se cilët do të jenë pilotët e tyre sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, tek Mercedes do vazhdojnë me dyshen Hamilton e Bottas, ndërsa tek Ferrari, Vettel është i paprekshëm, kurse dilema e “kokëkuqes” Raikkonen apo Leclerc. Edhe Renault u kompletua me ardhjen e Riccardo, njësoj si McLaren dhe Red Bull.