F1, Skuderitë me motorra Ferrari bëjnë ndryshimet e para

Sport

fff1
Pas 5 garave të para, Ferrari dhe skuderitë që furnizohen me motorrat e markës italiane kanë vendosur të bëjnë ndryshimet e para. Haas dhe Alfa Romeo Sauber kanë njoftuar FIA-n se në Monaco, 4 pilotët e tyre do të garojnë me motorra të rinj Ferrari, të versioit “turbocharger”. Çdo pilot ka të drejtë të ndryshojë motorrin e makinës së tij 4 herë përgjatë sezonit, mirëpo rotacione të tilla duhet të bëhen përpara provave zyrtare, shoqëruar me një shkresë zyrtare tëk drejtuesit e FIA-s. Ferrari ishte skuadra e parë që beri ndryshimet të tilla garën e kaluar. Mirëpo motorri i ri “Power-Unit” i vendosur në makinën e Raikkonen dështoi të përfundonte garën, duke i hapur jo pak probleme skuderisë italiane.

f1f1f1f1

Nga ana tjetër, Haas dhe Sauber kanë vendosur të përdorin një motorr të ri që në garën e Monacos, për t’i paraprirë asaj të Kanadasë, një pistë që kërkon makina me potencial dhe fuqi të madhe. Kështu dy skuderitë në fjalë po përgatiten për fundjavën përtej Atlantikut, duke qenë së në Monaco diferencat mes makinave nuk priten të jenë shumë të mëdha. Sa i përket Sebastian Vettel, gjermani mbetet në një farë mënyre i preferuari i Arrivabenes. Kjo mund të kuptohet qartësisht te fakti se nëse Ferrari paraqet në Montreal ndryshime të motorrit aktual, atëherë 4 herë kampioni i botës do të jetë i pari që do të provojë modifikimet e “Power-Unit”.