Daniel Ricciardo i befasoi të gjithë teksa refuzoi rinovimin me skuadrën e “Red Bull”, për të zyrtarizuar më pas kalimin e tij tek Renault nga viti i ardhshëm. Vetë 29-vjeçari me anë të një video në rrjetet sociale tregoi se ky ishte ndoshta vendimi më i vështirë në jetën e tij, por shpjegi për fansat e tij se kjo lëvizje erdhi për shkak se ai ka nevojë për diçka të rë në karrierën e tij. Kështu, hidhen poshtë zërat që lidhnin pilotin australian me skuderi si Ferrari apo McLaren, me drejtoin e kësaj të fundit, Zak Brown, që duket se ka gjetur një altërnativë tjetër për sezonin e ardhshëm.
Carlos Sainz në fund të këtij sezoni do të jetë një pilot i lirë, pasi i skadon kontrata që ka me skuderinë Renault. Ai cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të “Formula 1”, dhe McLaren duket se po e ndjek me kujdes situatën e spanjollit. Një largim i mundshëm i Fernando Alonsos do të ishte një goditje e madhe për Zak Brown, që preferon më së shumti të largojë Vandoorne për të afruar Sainz.
Megjithatë, shumë gjëra do të vendosen pranë fundit të sezonit, me rezultatet e skuadrave apo pilotë të përmendur që mund të jenë vendimtare në lidhje me të ardhmen e tyre nga viti 2019.