F1, Red Bull zyrtarizon kalimin nga motorët Renault tek Honda

Sport

red
Pas plot 12 vjetësh, bashkëpunimi mes skuadrës Red Bull dhe markës Renault i ka ardhur fundi.  Drejtuesit e skuderisë austriake kanë konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm, makinat e tyre do të garojnë me motorët Honda. Numri 1 i Red Bull, Christian Horner është shprehur në lidhje me këtë lëvizje se ishte diçka për të cilën skuadra kishte nevojë, për të filluar një fazë të re të historisë së saj dhe për të qenë sërish pranë luftës për titull.  Kështu Red Bull dhe Renault shkëpusin marrëdhëniet e tyre pas 4 titujve të dyfishtë nga 2010 në 2013-ën, ku triumfuan si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë.

red f1
Sa i përket kalimit tek Honda, drejtuesit janë dukur të kënaqur me performancën dhe përmirësimin e markës japoneze, që këtë sezon është në bashkëpunim me skuadrën satelite të Red Bull, Toro Rosso. Një ndikim në këtë lëvizje mendohet të ketë edhe marka Aston Martin, e cila që nga fillimi i sezonit është pjesë e Red Bull Racing.
Ky ndryshim që bëhet në një nga skuadrat kryesore të “Formula 1” nuk ishte në fakt dhe aq i papritur, pasi që pas kthimit në gara të Renault si skuderi më vete, një shkëputje nga Red Bull dukej të ishte e pashmangshme, pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira mes palëve.