F1, Raikkonen rivalizon Hamiltonin, skuadrat hasin problemet e para

Sport

 

raikonenweb

Kimi Raikkonen ishte ndër më të shpejtët e testeve në Barcelonë, ndërsa pothuajse të gjitha skuadrat hasën vështërsi të ndryshme. Finlandezi i Ferrarit rivalizoi ndjeshëm kohën më të mirë të Hamilton, që të hënën pati kryer më shumë se 150 xhiro. Kokëkuqja po merr kështu sinjale pozitive për sa i përket modifikimit të makinës, e cila duket të jetë më e shpejtë. Por ndërkohë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për McLarenin. Skuadra britanike pësoi një tjetër problem me motorin Honda. Pikërisht ajo që druhej që prej fillimit ndodhi në xhiron e 29-të të testimeve. 24-vjecari Stoffel Vandoorne po përgatitej t’i rikthehej pistës kur makina e tij u ndal në pit-lane, për shkak të një problemi në motor. Edhe Fernando Alonso pati gjithashtu probleme, por ai u ankua për një mos-funksionim në sistemin e vajit. Këto nuk janë aspak shenja të mira për McLarenin, që edhe sezonin e kaluar hasi vështërsi me motorin Honda. Gjithsesi problemet nuk kanë qenë vetëm për skuadrën britanike. Edhe Renault dështoi të nxirrte njërën prej makinave në ditën e tretë të testimeve, kjo për shkak të problemeve me motorin, ndërsa Williams hasi në vështërsi mekanike. Ndërkohë në pistë, Lance Stroll, Valtteri Bottas dhe Daniil Kvyat ishin ata që frikësuan më së shumti me humbje të kontrollit në pistë.