F1, Raikkonen mohon interesimin për t’u rikthyer tek McLaren

Sport

kimi
Kimi Raikkonen është përfolur së fundmi se do të largohet nga Ferrari, pasi drejtuesit nuk e shohin më në nivelin e duhur për të dhënë diçka më tepër për markën italiane. Finlandezi, tashmë 38-vjeçar mendohet se do të zëvendësohet nga Charles Leclerc, por kjo nuk do të thotë se ai do të braktisë “Formula 1”.McLaren mendohet të jetë skuadra që po monitoron me kujdes situatën e Kimit tek Ferrari, dhe mendon ta ketë pilotin veteran pjesë të skuadrës sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, vetë Raikkonen ka refuzuar të ketë ndonjë interesim nga ana e tij për t’u rikthyer tek McLaren.

kim rajk

Sipas tij për sa kohë nuk ka asgjë konkrete, të gjitha këto spekulime janë të pakuptimta. Ai me përgjigjet e tij në një farë mënyre u është hakërryer edhe gazetarëve, duke thënë se nuk ka për të zbuluar asgjë nga e ardhmja e tij. Kjo pasi sipas tij, përgjatë vitit gazetarët kanë shkruajtur për të edhe gjëra të pavërteta, ç’ka duket se “The IceMan” nuk i ka harruar. Raikkonen ka qenë pjesë e McLaren nga viti 2002 deri në 2006-ën, periudhë në të cilin fitoi 9 gara. Më pas ai do të kalonte tek Ferrari, ku në 2007 arriti edhe kulmin e karrierës së tij, me fitimin e titullit kampion bote në “Formula 1”.