F1, Problemet e Mercedes vazhdojnë, Bottas do të ndryshojë motorin

Sport

botas
Mercedes përjetoi një nga garat e saj më të këqija të viteve të fundit në “Çmimin e Madh” të Austrisë. “Shigjetat e argjendta” u dorëzuan në pistën “Red Bull Ring”, me Bottas që pati probleme në paketën e kambios dhe Hamilton që vuajti edhe konsumin e gomave. Megjithatë këto probleme ende nuk janë zgjidhur si duhet dhe në prag të testeve të Silverstone, numri 1 i Mercedes, Toto Wolf ka vendosur të ndryshojë motorin në makinën e Bottas. Për finlandezin ky modeli i fundit “Power-Unit” që skuadra mund të përdorë nga garat e ardhshme, ndryshimet e motorit për të do të sjellin edhe penalitete të rënda.

bottas

Duke parë kalendarin, së bashku me pistën e Silverstone llogariten edhe 12 gara për t’u zhvilluar, ndaj menaxhimi i kësaj situate tek Mercedes është mjaft i vështirë. Por këto probleme dhe zhgënjimi në garën e fundit nuk e ka ulur optimizmin dhe entuziasmin e Lewis Hamilton. Kampioni i botës në fuqi është shprehur se Mercedes, pavarësisht të gjithave mbetet skuadra më e fortë në “Formula 1”. Diferencat mes tij dhe Vettel në renditjen për pilotë apo edhe ato të Mercedes dhe Ferrari në tabelën e konstruktorëve janë të vogla, çfarë lënë të hapur betejën mes tyre deri në fund të sezonit.