F1: Pritet vetëm zyrtarizimi, ‘Çmimi i Madh’ i Miamit që nga 2019

Sport

f1
“Formula 1” do të ketë një pistë të re në kalendarin e saj. Ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare, burimet e fundit pranë FIAs bëjnë me dije se mungojnë vetëm zgjidhja e disa detajeve dhe se konfirmimi i cirkuitit të Miamit është thjesht formalitet.  Sipas asaj që është diskutuar mes “Liberty Media” dhe organizatorëve të këtij çmimi, mendohet që gara të zhvillohet në orën 14:00 me orën amerikane dhe do të pasojë “Çmimin e Madh” të Kanadasë që në sezonin e ardhshëm.

f11

Gara do të zhvillohet në brendësi të qytetit, ku planifikohet që makinat të kalojnë edhe në disa nga vendet më të bukura të Miamit, si porti, “American Airlines Arena”, apo edhe mbi urën e madhe të qytetit. Kështu do të jetë hera e parë që makinat e “Formula 1” do të garojnë mbi ujë, diçka që Bernie Ecclestone e pati hedhur si ide që përpar 2 dekadash. Kjo nuk do të jetë hera e parë për Miami që do të mirëpresë garat me makina. Diçka e tillë ka ndodhur për herë të parë në vitin 1983, në një garë prej 3 km. Ndërsa ne 1995-n, gara e kategorisë CART do të fitohej nga një emër i njohur i “Formula 1” si Jacques Villeneuve. Për herë të fundit, në Miami është garuar në vitin 2015, kur ishte pjesë e kalendarit të “Formula E”.