F1, Pirelli shpjegon dështimin e gomave të Raikkonen në Monza

Sport

pirelli
Lewis Hamilton triumfoi në garën e Monzas, aty ku gjendet edhe shtëpia e e rivalëve të tij të Ferrarit. Në fakt tifozët italian ishin përgatitur për të festuar, duke parë edhe vendet e ‘pole-position’ të marra nga ana e dy pilotëve të ‘kokëkuqes’. Por diçka e tillë nuk ndodhi. Vettel gaboi me garimin e tij ndërsa Raikkonen u kënaq me vendin e dytë, pasi gomat Pirelli nuk i dhanë mundësi për më shumë. Pikërisht në lidhje më këtë çështje janë përpjekur të reagojnë përfaqësuesit e firmës që furnizon me goma skuadrat e ‘Formula 1’. Sipas ‘Pirelli’, problemet që u shfaqën në gomat e pasme të Kimi Raikkonen ishin thjesht një bashkësi perfekte e disa faktorëve të jashtëm. Gjithashtu, specialistët e kësaj kompanie shtojnë se sa më të buta të jenë tipi i gomave të përdorura, aq më e madhe është mundësia e çarjeve apo konsumimit në limite të tyre.

f111

Ndaj po t’i shtosh këtu edhe faktorët e jashtëm që ndikuan tek Ferrari i Raikkonen, sjell ato probleme që u shfaqën në garën e Monzas.  Megjithatë ky shpjegim nuk u ka pëlqyer shumë skuadrave të ‘Formula 1’, që për të disatën herë brenda këtij sezoni, shohin t’u kushtëzohet strategjitë për shkak të rezistencës së ulët të gomave ‘Pirelli’. Pak ditë më parë u përfol se drejtues të FIA-s po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të ‘Michelin’ në këtë kategori, por një rikthim i tillë mund të ndodhë vetëm pas 2020-s, gjithmonë nëse arrihet një akord mes palëve.