F1; Paketa e re aerodinamike do të ngadalësojë makinat e 2019-s

Sport

f1

Pak kohë më parë, FIA zyrtarizoi aplikimin e një pakete të re aerodinamike që do t’ë mundësonte më shumë parakalime që nga sezoni i ardhshëm.
Kjo paketë e re e dizenjuar nga inxhinierët e “Formula 1” do të influencojë në performancën e sistemit DRS, që gjendet në bishtin e makinës dhe që në vijë të drejtë, lejon pilotin të kalojë makinën e tij në kanalin e ajrit të makinës përpara, duke fituar shpejtësi më të madhe. Mirëpo kjo paketë e re që do të ndihmojë sistemin DRS do të ketë disavantazhet e saj. Makinat e 2019-s në “Formula 1” do të jenë rreth 1.5 sekonda më të ngadalta se makinat aktuale.

f11
Siç shpjegojnë ekspertët e FIA-s, paketa e re ka ende nevojë për përmirësime dhe gjatë vitit 2019, do të merren të dhënat e duhura që do të lejojnë inxhinierët e aerodinamikës që të bëjnë modifikime, në mënyrë që të mos influencojnë në shpejtësinë e makinës në kthesa apo gjatë pjesëve të tjera të pistës. Disa nga ndryshimet që do të ndodhin nga sezoni i ardhshëm, skuderitë e “Formula 1” do t’i aplikojnë që në garën e ardhshme të Spanjës, ku pritet ndryshime të mëdha tek makina si Red Bull apo McLaren.