F1, në Malajzi fiton Ricciardo, Hamiltonit i prishet motori

Sport

rwege

Lewis Hamilton humbi garën e Cmimit të Madh të Malajzisë dhe bashkë me të edhe ritmin në luftën për titull pasi Nico Rosberg arriti të ngjitej në pod duke e zgjatur diferencën me pilotin britanik në 23 pikë. 31-vjecari ishte i pafat pasi vuajti një prishje të motorit në xhiron e 39-të, një situatë kjo që kishte kohë që nuk i ndodhte Mercedesit. Me Hamilton jashtë piste skuadra e Red Bull Racing e kishte më të lehtë të merrte rezultat. Kështu dy pilotët e saj Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen arritën të pozicionoheshin në vendet më të larta në pod duke kryesuar për herë të parë për këtë sezon një Cmim të Madh në Formulën 1. Nga ana tjetër nuk kishte se ç’të merrte më shumë Nico Rosberg. Gjermani u përplas me patriotin e tij Sebastian Vettel që në xhiron e parë. Por nëse për pilotin e Ferrarit gjithcka u mbyll aty, nuk ndodhi kështu për Rosbergun. Piloti i Mercedesit mori edhe 10 sekonda penalizim për një parakalim në ekstremis ndaj Raikkonenit, por gjithsesi arriti që ta mbyllë para finlandezit me më shumë se 3 sekonda. Kështu me 23 pikë diferencë sfida Rosberg-Hamilton do të spostohet në Japoni atje ku gara starton më 9 tetor.