F1, McLaren konfirmon të riun Lando Norris për vitin 2019

Sport

norriss
McLaren vitin e ardhshëm do të pësojë shumë ndryshime. Pas largimit të Fernando Alonsos, skuadra nga Woking ka vendosur të largojë edhe pilotin tjetër, belgun Stoffel Vandoorne. Britanikët kërkojnë që nga 2019-a, të kthehet më ndryshime të shumta, në përpjekje për të rikthyer prestigjin që mbart emri i McLaren. Kështu veç Carlos Sainz, që u zyrtarizua pak kohë më parë si zëvendësuesi i Alonsos, Mclaren do të ketë si pilot të saj edhe të riun Lando Norris. 18-vjeçari do të bëhet ndër pilotët më të rinj që debuton në “Formula 1” dhe nga viti i ardhshëm do të marrë vendin e Vandoorne.

lando
Norris gjatë këtij sezoni ka qenë piloti i tretë i McLaren, pikërisht ai që testonte makinat pas ndryshimeve që bëheshin në të. Shefi i skuadrës, Zak Brown mesa duket është mahnitur nga aftësitë e 18-vjeçarit, të cilin pas konfirmimit për vitin e ardhshëm, e quan si një pjesë mjaft të rëndësishme të projektit të kësaj skuadre. Lando Norris arritur të korrë disa suksese në kategoritë e moshave. Në 2015-ën, ai është shpallur kampion i ‘MSA Formula Championship’, dhe ka fituar ‘Toyota Racing Series’ dhe ‘Eurocup Formula’. Në 2017-ën, piloti britanik arriti të triumfojë në ‘FIA Formula 3 European Championship’, çfarë i siguroi edhe një kontratë si pilot i tretë me McLaren.