F1, McLaren kërkon Sainz për të zëvendësuar Alonson, Red Bull do afrojë Gasly

Sport

sainz

Largimi i Fernando Alonsos nga McLaren, ishte një vendim që zgjidh shumë dilema për drejtorin e skuderisë nga Woking, Zak Brown, pasi skuadra do të ketë një buxhet më të madh për përmirësimin e makinës, dhe konfimron qëndrimin e Stoffel Vandoorne. Për të zënvendësuar Alonson, McLaren i ka idetë të qarta. Zgjedhja është Carlos Sainz, pilot i Renault, por që është nën kontratë me skuderinë “Toro Rosso”. Sainz pëlqehet shumë nga McLaren, dhe me ardhjen e Ricciardos tek Renault, piloti spanjoll do të kërkojë një skuadër të re për vitin e ardhshëm.

alonso

Aktulaisht, Zak Brown është duke punuar që të gjejë sa më shpejt një marrëveshje me 23-vjeçarin, që thuhet të jetë edhe objektiv i “Red Bull”. Ndërsa alternativë e Sainz mendohet të jetë i riu Lando Norris, që pas performancave të shkëlqyera në “Formula 2”, ka fituar një kontratë si pilot i tretë tek McLaren.  Skuadra austriake ende nuk ka konfirmuar se cili do të jetë që do të marrë vendin e Daniel Ricciardos. Por Sainz megjithatë nuk është i pari në listën e dëshirave të Christian Horner. Pierre Gasly mendohet të jetë profili që kërkojnë tek “Red Bull”, dhe duke marrë parasysh se piloti francez i përket skuadrës satelite të austriakëve, “Toro Rosso”, marrëveshja mes palëve mund të gjendet lehtësisht.