F1; Leclerc thotë se mësoi shumë nga dueli me Alonson në Barcelonë

Sport

charles
Charles Leclerc është shprehur mjaft i kënaqur me performancën e Alfa Romeo Sauber në garën e Spanjës. Piloti debutues i këtij sezoni arriti ta mbyllte “Çmimin e Madh” të Barcelonës në vendin e 10, një pozicion që tregoi edhe progresin e skuadrës së tij që nga starti i sezonit. Mirëpo për vetë Leclerc, më shumë se sa për pikën e marrë në Katalonjë, ai shprehet i emocionuar për duelin që pati gjatë garës me Fernando Alonson. Sipas 20-vjeçarit, dueli me 2 herë kampionin e botës të “Formula 1” ishte mjaft i bukur dhe i veçantë për të. Ai e quan si një nder të madh mundësinë për t’u ballafaquar me pilotin e McLaren, teksa shton se në duelin me spanjollin, ai ka mësuar 2-fishin e gjërave në krahasim me duelet e tjera.

leclerc
Leclerc e mbajti Alonson për disa xhiro pas vetes, me pilotin e McLaren që ia doli ta kalonte me shumë vështirësi të riun monegask vetëm në xhiron e 42. Sa i përket paraqitjeve të këtij sezoni, Leclerc tregoi se arritja e pikëve në Barcelonë, ku ai e mbylli i dhjeti, ishte diçka e papritur edhe për vetë skuadrën, ndaj optimizmi brenda Alfa Romeo Sauber është rritur. Charles Leclerc numëron 9 pikë deri më tani në 5 ndalesat e para të botërorit të “Formula 1”, teksa gara e ardhshme do të zhvillohet në vendlindjen e tij në Monaco.