Lews Hamilton është fituesi i garës në “Hungaroring”, në një ditë ku makinat Ferrari ishin padyshim më të shpejtat e këtij sezoni. Britaniku, i cili e nisi nga “pole-position” dhe duke përfituar edhe nga zgjedhja e saktë e strategjisë së Mercedes, e mbylli garën i pakërcënuar nga rivalët. Ndryshe ndodhi ndërkohë me Valteri Bottas, i cili pas një nisjeje të mirë, ruajti strategjinë e ndjekur nga skuadra, mirëpo konsumi i gomave i ulën disi ritmin. Nga ana tjetër, pas ndalesës së parë në bokse, tek Ferrari ishin të papërmbajtshëm. Por pavarësisht kësaj, Vettel iu deshën xhiro të tëra për të parakaluar Bottas.
Në fakt edhe ky parakalim mbetet ende shumë i diskutuar për shkak të kontaktit mes gjermanit të Ferrarit dhe finlandezit të Mercedes, të cilët zgjodhën të dy anën e brendshme të kthesës. Kurse Kimi Raikkonen zbatoi urdhrat e skuadrës dhe qëndori pas shokut të tij tek “kokëkuqja”, pavarësisht se ishte më i shpejtë se ai. Kështu podiumi u plotësua nga dy makinat Ferrari, ndërkohë që Bottas e përfundoi i pesti, pasi u kaluar edhe nga Daniel Ricciardo i “Red Bull”. Me këtë fitore, Hamilton thellon diferencën me Vettel në kreun e klasifikimit për pilotë. Britaniku numëron për momentin 213 pikë, 24 më shumë se gjermani i Ferrarit. Ndërsa sa i përket konstruktorëve, Mercedes udhëheq me 345 pikë, vetëm 10 më shumë se skuderia italiane.