F1 humbet një legjendë: Ndahet nga jeta…

Sport

Një lajm tronditës për të gjithë botën e motorave. Niki Lauda është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, duke shokuar ‘Formula 1’ dhe jo vetëm. Ndarja nga jeta e ish-pilotit austriak u konfirmua nga familja e tij dhe më pas edhe nga skuadra e Mercedes, ku Lauda ishte president nderi dhe këshilltari i Toto Wolff. Lauda ishte shtruar në një klinikë private në Zvicër për shkak të disa probleme në veshka. 8 muaj më parë i ishte nënshkruar një operacioni, një transplanti në mushkëri. Piloti austriak Lauda fitoi 3 tituj kampionë bote në Formula 1 në vitet 1975, 1977 dhe 1984, dy me McLaren dhe një me Ferrari. Ai është konsideruar si një nga pilotët më të mëdhenj të këtij sporti.

Lauda mbahet mend edhe për aksidentin e tmerrshëm të vitit 1976 gjatë një gare, ku ia doli të mbijetonte, ndonëse me dëmtime të mëdha në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Ai zhvilloi 171 gara nw ‘Formula 1’, ku fitoi 25 gara dhe arriti 54 podiume. Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së ‘Formula 1’ ka bërë që shumë njerëz të këtij sporti ose jo, të shfaqin dëshpërimin dhe të ngushëllojnë familjen Lauda. Reagimet kanë qenë të shpejta nga skuadra të ‘Formula 1’, si Ferrari e McLaren, apo edhe nga të tjerë kampionë si Fernando Alonso, apo Casey Stoner i ‘MotoGp’. Niki Lauda ia dedikoi jetën garave me makina, ku edhe përgjatë viteve të fundit kontribuoi jo pak në sukseset e skuadrës Mercedes në ‘Formula 1’.