Pak ditë më parë, Daniel Riccardo i surprizoi të gjithë teksa refuzoi rinovimin e kontratës me “Red Bull Racing”, dhe zyrtarizoi kalimin nga sezoni i ardhshëm tek Renault. Tek “Red Bull” ende nuk e kanë vendosur se cili do të jetë zëvendësuesi i Riccardos, por shumë zëra në bokset e “Formula 1” kanë aluduar për një afrim të veteranit Fernando Alonso.
Por në një intervistë të fundit, numri 1 i skuadrës austriake, Christian Horner ka hedhur poshtë çdo gjë. “Kam respekt të madh për Alonson. Është një pilot fantastik, por do të ishte shumë e vështirë të ishte me ne. Ai ka shkaktuar paksa kaos kudo ku ka pilotuar, ndaj nuk mendoj se është zgjedhja më e mirë për skuadrën në këto momente.” Me këto fjalë, Horner ka hedhur poshtë mundësitë e transferimit të Alonsos nga McLaren tek “Red Bull”. Ndërsa sa i përket zgjedhjes se partnerit të Max Verstappen nga viti i ardhshëm, Horner shprehet se do të vazhdojë t’i besojë të rinjve.
“Ne preferojmë të kemi pilotë rinj në projektin tonë. Fatmirësisht kemi disa talente të shkëlqyer nën kontratë me ne, ndaj besoj se do të gjejmë njëriun e duhur.” Alternativa të Horner janë edhe pilotët e skuadrës satelite të “Red Bull”, “Toro Rosso”, ku ai nuk i ka kursyer asnjëherë vlerësimet e tij për Carlos Sainz apo Pierre Gasly.