Kur sezoni i Formula 1 ndodhet në fazën e 6 xhirove të fundit, Leëis Hamilton kan isur të mendojë për tjetrin. Mercedesi i tij nuk ka treguar asnjë shenjë se mund të rivalizojë me Redu Bullin e Verstappen, i cili është drejt titullt të 3-të kampion radhazi.
Në një dalje të tij për mediat, Hamilton ka thënë se nuk është aspak turp që ata të pranojnë diferencën e madhe që kanë me rivalët e Red Bull, teksa njëkohësisht ka treguar edhe mënyrën se si makina e tij mund të përmirësohet që të rivalizojë për titullin në vitin që vjen.
“Nuk e kam idenë se si mund të jetë makina në vitin që vjen, por ajo që di të them është se jemi shumë shumë larg asaj që duam të shkojmë. Për t’ia dalë, duhet të shpresojmë që 6 muajt e ardhshëm, të jenë më produktivët në histori, në aspektin e zhvillimit të makinës, në mënyrë që të ngushtojmë diferencën me Red Bull dhe të shpresojmë për sukses”, ka deklaruar 7 herë kampioni i botës”, ka thënë 38 vjeçari, i cili më tej ka shtuar se nuk ka asnjë dyshim se skuadra e tij do të bëjë një punë të përkryer, në mënyrë që njëvendëshja të jetë në gjendje sa më optimale.
Në garën e fundit, në atë të “Çmimit të Madh të Japonisë”, Hamilton e mbylli në vendin e 5-të, duke mos u ngjitur dot në asnjë vend të podiumit.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Hamilton renditet i 3-ti me 190 pikë, 210 më pak sesa kryesuesi Max Verstappen.
Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në Katar, në 8 Tetor.