F1, Hamilton sulmon Rosberg dhe panelin e ‘Sky Sports’

Sport

lewis
Fitorja e Lewis Hamilton në “Çmimin e Madh” të Gjermanisë është përshkruar nga shumë fansa si një ndër garat më të mira të sezonit për pilotin britanik. Mirëpo jo të gjithë janë të këtij mendimi. Madje ish-pilotë të “Formula 1”, e kanë parë triumfin e tij si një garë fatlume për Mercedes, për shkak të asaj çfarë ndodhi pas reshjeve të shiut.
Në një postim në rrjetet sociale, të cilin më pas e fshiu, Hamilton ka sulmuar panelin e “Sky Sports”, ku bëjnë pjesë ish-pilotët e Damon Hill, Brundle apo edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg. Lewis i akuzon se në analizën e tyre, asnjë nuk i jep kredincialet që piloti i Mercedes mendon se i meriton. Ai shpjegon se në kushte të atilla, ai arriti të ishte më shumë se 1 sekondë më i shpejtë se gjithë të tjerët, dhe kjo për arsye se dinte si të manovronte makinën dhe të zgjidhte trajektoren e duhur.

lew hamilton

Por ish-pilotët e kanë cilësuar më shumë si fat, triumfit e britanikut në Hockeheim, ndërkohë që Rosberg është përpjekur të korrigjohet më vonë duke thënë se të nisesh i 14 e të përfundosh i pari në ato kushte është diçka që mund ta bëjë vetëm Lewis. Akoma më të habitshme kanë qenë komentet e kampionit të botës në 1997, Jacques Villeneuve, që thoshte se me veprimet e tij pas fitores dhe me postimet që bën në rrjete sociale, Hamilton kërkon të hiqet sikur është Jezusi. Ndoshta për të edhe shi që përmbysi situatën në Gjermani ishte një shenjë. Hamilton nga ana tjetër e ka mbyllur këtë diskutim duket thënë se i fal të gjithë për komentet ndaj tij, por kërkon më shumë respekt për punën dhe rezultatet e tij.