Vendimi i Daniel Ricciardos për të kaluar tek skuadra Renault sezonin e ardhshëm ka bërë që shumë persona ta shohin me skepticizëm të ardhmen e pilotit australian në ‘Formula 1’. Ricciardo shihet si një pilot që mund të luftojë për titullin kampion, në rast se do të ketë një makinë që ja lejon diçka të tillë. Tek marka franceze dyshojnë se 29-vjeçari mund të gjejë një mundësi të tillë, por kjo nuk e ndalon Lewis Hamilton të përgëzojë Riccardon për guximin që e çoi në marrjen e një vendimi të tillë. Kampioni i botës e krahason këtë lëvizje të australianit me vendimin e tij në 2013-ën, kur braktisi McLaren për Mercedes, që në atë kohë nuk kishte prestigjin aktual.
Hamilton shton se fjalët spektike në drejtim të Riccardos thjesht sa do e shtyjnë australianin të bëjë sa më mirë në një aventurë e sfida të reja. Red Bull ka mbështetur Daniel Riccardo prej 10 vitesh, që kur ky i fundit garonte për Toro Rosson. Largimi i tij nga skuderia austriake ishte një vendim i papritur, pasi atij i ishte ofruar rinovimi i kontratës nga ana e Christian Horner. Tek Renault kanë që nga viti 2016 që nuk shënojnë një podium si arritje, ndaj vendimi i Riccardos për të braktisur Red Bull për skuderinë franceze cilësohet si një hap pas në karrierën e tij.