F1, Hamilton bëhet sportisti britanik më i paguar

Sport

hamilton

Kampioni i botës në fuqi në “Formula 1”, Lewis Hamilton ka arritur një marrëveshje të re me skuderinë Mercedes, edhe për 2 vitet e ardhshme. Hamilton do të bëhet sportisti britanik më i paguar në botë, pasi do të përfitojë 40 milionë paundë në vit. Zyrtarizimi i rinovimit të 33-vjeçarit pritet të bëhet përpara garës së shtëpisë së tij në Britaninë e Madhe. Palët kanë qenë prej kohësh në bisedime dhe për markën gjermane, nënshkrimi me Hamilton do të thotë shumë, pasi kampioni i botës në fuqi do të mbajë të lidhur me skuadrën edhe sponsora të fuqishëm.
lewis

Në listën e sportistëve britanik më të paguar, Hamilton lë pas vetes boksierit kampion bote të peshave të rënda, Anthony Joshua, i cili vetëm pas fitores me Joseph Parker, shtoi në arkat e tij rreth 18 milionë paundë. I treti renditet Gareth Bale, që përfiton rreth 15 milionë në paundë në sezon tek Real Madrid. Sa i përket “Formula 1”, me kontratën e re, Hamilton parakalon në renditjen e pilotëve më të paguar rivalin e tij kryesor, Sebastian Vettel. Piloti i Ferrarit paguhet 38 milionë paundë nga skuderia italiane, që kërkon të zbresë nga froni Lewis Hamilton dhe Mercedesin e tij. I treti në listë është holandezi Max Verstappen, i cili tek Red Bull përfiton rreth 22 milionë paundë në vit.