F1, Hamilton akuzon Vettel se ka thyer rregullat nën regjimin e makinës së sigurisë

Sport

lewis hm
Lewis Hamilton ishte fituesi i “Çmimit të Madh” të Azerbajxhanit fundjaven e kaluar, ç’ka u përkthye edhe në fitoren e parë sezonale për të. Megjithatë, britaniku nuk ka fshehur pakënaqësitë e tij ndaj garës në Baku, dhe sulmon në mënyrë direkte rivalin e tij për titullin, Sebastian Vettel. Këto akuza të Hamilton kanë të bëjnë me momentet e rifillimit të garës pas largimit të makinës së sigurisë. Sipas pilotit të Mercedes, kur Vettel ishte në krye dhe duhet të haptë gazin për të vazhduar garën, ai thjesht shkëputej nga kundërshtari prap tij dhe më pas frenonte, duke mashtruar në një farë mënyrë për rifillimin e garës.

vettel

Gjithashtu piloti gjerman i Ferrarit thuajse ndaloi në kthesën e fundit dhe pasi ishte në trajektoren e duhur, në momentin e hapjes së gazit ishte më i avantazhuar se kundërshtarët. Këto episode në “Formula 1” janë të palejueshme dhe rregullorja parashikon dënime. Ajo çfarë e ka bërë Hamilton të acarohet më së shumti është fakti se Vettel e ka përsëritur këtë thuajse në çdo garë, ndaj piloti i Mercedes ka është shprehur se do të bisedojë edhe me drejtuesit e FIAs në “Formula 1” për të shmangur situata të tilla në garat e ardhshme.