2018 ka qenë një sezon mjaft i mirë për skuderinë amerikane Haas, që i ka surprizuar të gjithë duke u dueluar me skuderi si Renault apo McLaren. Haas në fakt ka qenë në shenjestrën e rivalëve të saj sa i përket rezultateve, duke u akuzuar se ndihmohej nga Ferrari, që e furnizon edhe me motorë.
Gjithsesi pas mbylljes së hetimeve të FIA-s, çdo gjë po shkon më së miri për këtë skuderi, që tashme ka zyrtarizuar edhe dyshen e pilotëve Kevin Magnussen e Romain Grosjean për sezonin e ardhshëm. Të dy pilotët në fjalë kanë provuar se me një makinë kompetitive, mund të arrijnë rezultate mjaft të kënaqshme në pistë, dhe tek skuadra amerikane shpresonë të vazhdojnë të përmirësohen me kalimin e garave, duke fituar në këtë mënyrë edhe besimin e drejtuesve të skuadrës. Aktualisht, Haas renditet në vendin e 5 në renditjen e konstruktorëve në ‘Formula 1’ me 76 pikë, vetëm 15 më pak se Renault i vendit të 4. Sezonin e ardhshëm, pritshmëritë tek Haas janë të mëdha, pasi shpresojnë që me përmirësimin e makinës dhe të motorit Ferrari, të provojnë të rivalizojnë skuadrën ‘Red Bull’.