F1, fitorja e Vettel shkakton polemika…Mercedes nuk ishte i njejti si në prova!

Sport

vettel2

Sebastian Vettel e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tij drejt titullit kampion ne Formula 1, duke fituar garën e parë të sezonit, në Melbourne të Australisë. Mirëpo mënyra se si piloti gjerman arriti të lërë pas vetes Mercedesin e Lewis Hamilton ka shkaktuar jo pak polemika në lidhje me disa nga rregullat e reja të këtij sezoni. Vettel ia doli të marrë vendin e parë falë një manovre të menduar mirë nga skuderia Ferrari. Në momentin që makinat në pistë garonin nën regjimin e “Virtual Safety Car”, ku pilotët e kanë shpejtësinë të limituar, Vettel kreu “pit-stop”-in e tij dhe përgjatë vijës së bokseve, ai mund të ecte më shpejt se makinat në pistë, pasi aty piloti i Ferrarit nuk kufizohej nga rregulli i “Virtual Safety Car”.

vetel
Kur gjermani doli në pistë përpara Hamilton, vetë piloti i Mercedes u habit dhe fillimisht nuk e kuptoi se ç’po ndodhte, duke komunikuar në radio me skuadrën.
Megjithatë, tek Ferrari janë të sigurt se çdo gjë ishte brenda rregullave dhe Vettel u shpreh se motorri i makinës Mercedes nuk ishte aq special sa të tjerët mendonin dhe se diferencat në provat zyrtare ishin thjesht të rastësishme, por kjo sipas tij nuk ndryshon faktin se fitorja e arritur në Melbourne, erdhi edhe se kokëkuqja italiane pati fat.