F1, Ferrari mendon të zëvendësojë Raikkonen me Leclerc

Sport

kimi
Ferrari nga viti i ardhshëm mund të pësojë ndryshime. Skuderia italiane në “Formula 1” po mendon të zëvendësojë Kimi Raikkonen me Charles Leclerc. Burime pranë Ferrarin thonë se këto diskutime janë diçka konkrete e që drejtuesit italiane i shohin si të domosdoshme për të sjellë disi ndryshim në bokse.  Kimi Raikkonen tashmë është 38-vjeç dhe me gjasa do të pranojë të largohet drejt një skuderie tjetër, ku do të mendojë kryesisht për aspektin financiar. Për të zëvendësuar finlandezin është menduar edhe emri i Daniel Ricciardos.

leclerc

Australiani ka paralajmëruar prej kohësh një largim të mundshëm të tij nga Red Bull, por për Ferrarin mbetet një alternativë e komplikuar, pasi Ricciardo pretendon një rrogë të ngjashme me atë të Vettel.Kështu i riu Charles Leclerc shihet si zgjedhja më e mirë për kokëkuqen. 20-vjeçari nga Monaco ka arritur të grumbullojë pikë në 3 nga 4 garat e fundit, me një makinë si Sauber, që në fakt deri më tani nuk ka prodhuar shumë. Leclerc ka zhvilluar gara mjaft të mira, që duket se do të bindin Ferrarin që t’i besojnë pilotit të ri vendi që mund të lërë bosh Kimi Raikkonen.