F1/ Ferrari fiton në Singapor dhe thyen dominimin e Red Bull

Sport

Carlos Sainz rikthen Ferrarin në krye të podiumit. Skuderia italiane, ka fituar çmimin e madh të Singaporit, në një garë, të cilën arriti ta administronte mjaft mirë, që prej fillimit, e deri në fundin e saj.

Konkurenti kryeso i Sanz përgjatë garës, rezultoi të ishte George Russel, por piloti i Mercedesit e humbi duelin në xhiron e fundit, duke përplasur makinën e tij, e duke bërë në këtë mënyrë, që në vend të dytë dhe të tretë, podiumi të plotësohej nga Lando Norris and Leëis Hamilton.

Kjo ishte fitorja e dytë e Sainz me Ferrarin, që kësisoj ka shkuar në kuotën e 142 pikëve, që renditet në vendin e 5-të, plot 28 pikë prapa bashkombasit të tij, spanjollit tjetër, Fernando Alonso të Aston Martin.

“Kemi bërë një punë të madhe përgjatë të gjithë fundjavës që gara të shkonte siç duhet. Arritëm të fitonim dhe jam i luamtur që e gjithë Italia, dhe e gjithë bota1 e Ferrarit, sot do të jetë e lumtur do të festojë me ne. Gjatë garës pata gjithçka nën kontroll. U ndjeva komod dhe mund të bëja çdo gjë që kisha dëshirë. Ndihem me të vërtetë mjaft i lumtur”, ka deklaruar pas garës Carlos Saniz.

Ndërkohë, nuk ka qenë fundjava e duhur për Red Bull-in, me kampionin e botës, Max Verstappen, i cili kishte fituar secilën nga 10 garat e mëparshme. Në Singapor, hollandezi e mbylli në vendin e 5-të, por që gjithësesi kryeson renditjen e pilotëve me plot 374 pikë, ndjekur nga Sergio Perez me 223.

Përveç Sainz, Norris dhe Hamilton, 10-tëshja e parë e renditjes së pilotëve në Çmimin e Madh të Singaporit, përbëhet nga Leclerc, Verstappen, Gasly, Piastri, Perez, Lauson dhe Magnussen.