F1, Felipe Massa zbulon se si nënshkroi me Ferrarin shumë kohë përpara dëbutimit

Sport

Felipe Massa mund të mos ketë arritur dot tek titulli kampion bote në ‘Formula 1’, por braziliani do të mbahet mend nga të gjithë si një nga pilotët më të mirë të kohës së tij. Në një intervistë të fundit, Massa ka folur rreth nënshkrimit të tij me Ferrarin, duke zbuluar madje edhe detaje të panjohura më parë. Braziliani tha se pati kontaktet e para me Ferrarin kur ishte në një moshë të re, pasi kishte fituar kampionatin italian dhe atë të ‘Formula Renault 2.0″. Ai zbuloi se i kishin ofruar të firmoste si një pilot i Ferrarit, por që nuk duhej ta zbulonte këtë fakt në media apo tek njerëzit përreth tij. Massa tha se vetëm familja e tij e dinte që ai tashmë kishte firmosur me Ferrarin dhe për të ishte e vështirë që të mbante një sekret të tillë për muaj të tërë. Pasi garoi fillimisht me Sauber, që furnizohej me motorët e markës italiane, në 2006-ën Massa mori miratimin e drejtuesve të Ferrarit për të garuar një nga makinat e kuqe. Sipas tij, debutimi me Ferrarin për të ishte një ëndërr e bërë realitet, por edhe një çlirim i madh, pasi për muaj të tërë kishte qëndruar në ankth, se edhe pse kishte firmosur me Ferrarin, fakti që nuk mund ta thoshte diçka të tillë, mund të bënte me pasigurinë që drejtuesit kishin rreth aftësive të tij. Karriera e Felipe Massas u mbyll me 41 podiume, 16 ‘pole-position’, 11 fitore dhe 15 xhiro rekord. Në vitin 2008, ai ishte vetëm 1 pikë larg titullit kampion, që u rrëmbye në metrat e fundit nga piloti i ‘McLaren’ në atë kohë, Lewis Hamilton.