F1, E GJITHE LUMTURIA E 3 HERE KAMPIONIT TE BOTES

Sport

Maks Verstappen u shpall këtë fundjavë kampion bote për herë të tretë radhazi në Formula 1. Atij i mjaftoi Gara Sprint e zhvilluar të shtunën në Katar për të vendosur duart tek titulli, pasi rivali dhe shoku i tij i skuderise, Serxho Perez, u tërhoq. Ndërkohë që dominoi gjithashtu edhe garën e Çmimin e Madh të Katarit, që u shoqërua me penalitete dhe pit-stopei. NJjë triumf në pistën e Losail që erdhi nga pole-position ishte i 14-ti në 17 gara dhe i 49 në karrierën e pilotit 26-vjecar të Red Bull.

“Temperaturat e larta na i vështirësuan gjërat. Në fund them se zhvilluam garën tonë, ndonëse që në nisje unë mund të krijoja një diferencë të konsiderueshme. McLaren u mundua të ishte konkurrues dhe unë mbajta ritmin tim. Mendoj që në fund diferenca mes nesh nuk ishte shumë e madhe, megjithëse e pranoj që më ndihmuan edhe tre pit-stopet. Titulli?Një ndjesi e mrekullueshme. Ishte i merituar plotësisht. Ndihem krenar që jam pjesë e kësaj skuadre fituese. Shpresoj që kjo seri pozitive të zgjasë sa më shumë, por më tani do të shijoj momentin””, deklaroi kampioni holandez. Verstappen gjithashtu realizoi edhe xhiron më të shpejtë të garës, me holandezin që nuk u ndikua nga presioni i rivalëve.

Debutuesi i këtij sezoni, australiani Oscar Piastri, fituesi i sprintit me 19 xhiro, e mbylli garën i dyti, ndërsa shoku i tij i McLaren, Lando Norris, në vend të tretë.  Në vend të katërt e mbylli Xhorxh Rasëll, e pas tij piloti i Ferrarit, Sharl Leklerk, kurse Carlos Sainz nuk u nis fare për shkak të një problemi në makinën e tij përpara startit.