F1, Claire Williams paralajmëron për largimin e skuadrave nga botërori

Sport

‘Formula 1’ mbetet ende në pritje të një date zyrtare për nisjen e këtij sezoni, teksa prej disa kohësh flitet se gara e parë e 2020-ës do të jetë ajo e Austrisë. Shumë cirkuite të tjera ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për mbarëvajtjen e garave dhe kjo mban ende peng një kalendar të saktë për këtë sezon të ‘Formula 1’. Nëse situata vazhdon kështu, atëherë gjërat do të komplikohen vërtet shumë për një pjesë të konsiderueshme të skuadrave, të cilat të ardhurat e tyre i kanë të lidhura direkt me zbritjen e makinave në pistë. Claire Ëilliams është përpjekur të paralajmërojë edhe njëherë pronarët e ‘Formula 1’, ‘Liberty Media’-n, se duhet të bëjnë maksimumin që të zbresin sa më parë makinat në pistë, pasi rrezikojnë që në sezonin e ardhshëm, t’i humbasin një pjesë të mirë të skuadrave. Numri 1 i skuderisë Ëilliams përsëriti se modeli financiar që ky sport ka, bën që ‘skuderitë e vogla’ të jenë shumë të varuara nga mbështetja e sponsorave. Nëse emra si Mercedes, Ferrari apo ‘Red Bull’ nuk e kanë shumë të vështirë ta përballojnë buxhetin e lartë të ‘Formula 1’, ndryshe ndodh me skuadra si Ëilliams, Haas apo ‘Racing Point’, të cilat duhet të ruajnë kontratat me sponsorë të ndryshëm për të bërë të mundur garimin në pistë. Nëse ky sezon do të pezullohet përfundimisht, gjë që për momentin nuk është marrë në konsideratë, Claire Ëilliams siguroi të gjithë se një pjesë e mirë e skuderive, do të tërhiqen nga botërori i vitit 2021.  Drejtuesit e ‘Formula 1’ janë përpjekur të ndihmojnë skuderitë duke ulur buxhetin e nevojshëm për sezonin e ardhshëm, që gjithësesi mbetet një lëvizje e pamjaftueshme për pjesën më të madhe të makinave.