Renditja aktuale e Botërorit të Formula 1, për momentin sheh Vettel me 8 pikë avantazh kundrejt Hamilton. Mirëpo, kjo nuk duket se ka shumë rëndësi, sipas mendimit të Flavio Briatore, një prej atyre që cilësohen si ekspertë të botës së garave me makina. Sipas ish-drejtorit sportiv të Benetton dhe Renault, “Ferrari arriti të marrë vendin e parë të klasifikimit të Botërorit, sepse Mercedes ishte i pafat në dy gara”. ‘Kokëkuqja e ka një shans për të fituar, por vetëm nëse Leëis Hamilton bën gabime”, ka analizuar Briatore. Italiani është I bindur në faktin që ‘Hamilton është më i fortë se Vettel’. “Sebastian duhet të luftojë shumë më shumë për të mbajtur makinën e tij nën kontroll. Ndërsa LeWis ka gjetur ritmin në makinën e tij, aq sa e bën gjithçka më të lehtë për të”, ka shpjeguar ish-drejtori i Reno.
Ndërkohë, në lidhje me Ferrarin, biznesmeni italian ka disa këshilla për të dhënë. “Drejtuesit duhet të heqin dorë nga Kimi Raikkonen dhe t’ia japin makinën Charles Leclerc. Përndryshe nuk do të mund të fitojnë kurrë më trofeun e konstruktorëve. Zgjidhja e vetme do të jetë që të marrin një rrisk të tillë sic është afrimi i një talenti si Leclerc…”, ka përfunduar 68-vjeçari. Mbetet e gjitha për t’u parë sesi do të shkojëky kampionat i Formula 1. Në një kohë kur gara e ardhshme është ajo e Gjermanisë, pista e shtëpisë për ferraristin Vettel. Ndërsa Hamilton do të kërkojë të marrë revansh, pas zhgënjimit në Silverstone.