Max Verstappen vazhdon rrugëtimin drejt konfirmimit si kampion i botës në ‘Formula 1’ Piloti holandez ia ka dalë mbanë të bëjë realitet edhe vendosjen e rekordit absolut prej 10 fitoresh radhazi në të njëjtin sezon, duke kaluar kështu arritjen e dekadës së kaluar nga Sebastian Vettel. Për më tepër, piloti i ‘Red Bull’ e bën këtë gjë në atë që konsiderohet si ‘shtëpia’ e Ferrari-t, me dyshen e markës italiane që u përpoq të bënte më të mirën për ta shmangur këtë rezultat. Carlos Sainz do të nisej mirë nga ‘pole-position’, duke mbrojtur vendin e parë, por me kalimin e xhirove, ishte e qartë se Verstappen kishte nje tjetër ritëm. Holandezi do të merrte kryesimin e garës, për ta menaxhuar gjithçka si duhet deri në fund. Për pilotët e Ferrari-t, që në ato momente mbanin vendin e dytë e të tretë, misioni ishte të shmangnin kërcënimin që po vinte nga Sergio Perez. Por edhe meksikani po merrte më të mirën nga makina ‘Red Bull’, duke lënë pas vetes njëri pas tjetrit, si Leclerc dhe Sainz. Dominimin absolut i kampionëve në fuqi të tokën italiane, me Carlos Sainz që do të fitonte duelin ndaj shokët të tij të skuadrës. Vendet 4 e 5 për dyshen e Mercedes, me George Russell që u rendit përpara Hamilton, ndërkohë që 10-shja e parë u kompletua nga Alex Albon me Ëilliams, Lando Norris me McLaren, Fernando Alonso me Aston Martin dhe Valtteri Bottas me Alfa Romeo. Pas 10 fitoreve radhazi, Verstappen ka nisur numërimin mbrapsht për konfirmimin si kampion bote. Holandezi qëndron në krye të renditjes për pilotë me 364 pikë, teksa distanca me vendin e dytë, që mbahet nga Sergio Perez, tashmë ka kapur kuotën e 145 pikëve. Në vendin e tretë mbetet Fernando Alonso me 170 pikë, gjashtë me shumë se sa Hamilton.