Përfundimisht skuadrat franceze në Champions League do të mund të jenë vetëm 3 për sezonin e ardhshëm. Marseille nuk arriti t’i bënte ballë Atleticos së Madridit në finalen e Europa-League-ës dhe për këtë nuk e meritoi dot biletën e fundit për në Champions. Në Lyon, ata u panë qartë të lodhur nga një sezon i vështirë dhe tanimë atyre u duhet me patjetër ta mbyllin të tretët në Ligue 1, gjë që ka pak shanse të bëhet. Gafat dhe lëndimi i Payet ishin vendimtare për skuadrën e Rudi Garcias, ndërsa nga ana tjetër për Simeonen, që e pa ndeshjen nga tribuna, shkëlqeu Antoine Griezmann.
Por ai që kishte vëmendjen maksimale, edhe pse nuk realizoi 2 gola si francezi, ishte Fernando Torres. Idhulli i tifozerisë së Los Rojiblancos, luajti vetëm minutat e fundit, por realizoi ëndrrën e fëmijërisë. Suksesin me fanellën madrilene në një trofe të rëndësishëm. 34-vjeçari do t’i japë fund lidhjes së tij me Atleticon dhe të gjithë e kanë përgëzuar për karrierën e jashtëzakonshme që ka pasur deri më tani. El Ninio nuk i mbajti emocionet teksa shëtiste në Lyon me trofeun e 8-të në përvojën e tij, dhe të parin me ngjyrat bardh-e-kuqe. Për Atleticon ky ishte suksesi i tretë në Evropë pas dy përvojave të më parshme në vitet 2010-të 2012-të.