Europa-League, Zeniti me 10 lojtarë përmbys Dinamon e Minskut 8-5

Sport

zenit
Zenit St-Petersburg arriti të enjten një nga rezultatet më befasuese të fazës kualifikuese për në Europa-League. Rusët e drejtuar nga Sergey Semak konsideroheshin të eliminuar prej faktit se në sfidën e parë përballë bjellorusëve të Dinamos së Minskut, qenë mundur 4-0. Ky rezultat dukej i pa-ndryshueshëm edhe në ndeshjen e kthimit, të paktën deri në minutën e 66-të. Rusët arritën të shënojnë dy gola me Paredes dhe Noboa, këto dy realizime u shoqëruan me dy gola të tjerë nga shtatlarti Artem Dzyba. Shifrat 4-0 barazuan rezultatin e sfidës së parë dhe kështu ndeshja shkoi në shtesa.

dinamo

Rusët shiheshin sërish jo-favoritë, prej faktit se Paredes qe ndëshkuar me karton të kuq. Në minutën e 99-të, Yahaya realizoi për bjellorusët dhe në pajme të parë u duk sikur çdo gjë mori fund. 4-1, Zenitit i duheshin medoemos edhe 2 gola. Fillë 2 të tillë u shënuan që në pjesën e parë të shtesës. Driussi dhe sërish Dzyuba me penallti i dhanë entuziazëm skuadrës, një entuziazëm që kulmoi edhe me dy gola të tjerë në pjesën shtesë. U mbyll 8-1 dhe rezultati i përgjithshëm 8-5. Shumëkush e ka konsideruar këtë ndeshje si përmbysjen më historike të parë ndonjëherë në Europa-League, ndërkohë në fazën “Play-Off” skuadra e Sergey Semakut tashmë do të ketë përballë Molden e Ole Gunnar Solskjaer.