Europa-League, nga skuadrat italiane fiton vetëm Sassuolo

Sport

sasuolavered

Zhgënjen futbolli italian në Europa League, nga katër skuadrat që përfaqësojnë Serie-A-në në këtë trofe, vetëm Sassuolo arriti të fitojë ndeshjen e parë të fazës në grupe. Fiorentina dhe Roma u ndalën në barazime teksa Interi befasoi duke humbur 0-2 në shtëpi përballë izraelitëve të Beer-Shevas. Humbja për zikaltërit u shënua në pjesën e dytë nga dy gola të Vitor dhe Buzaglo. Kjo ishte një ndeshje tejet turpëruese për skuadrën e Frank De Boer, e cila e goditi vetëm një herë portën e kundërshtarëve. Në Çeki, Roma u barazua 1-1 nga Viktoria Plzen. Verdhë-e-kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të një penalltie të Diego Perrottit, por loja skuadra e Spallettit u barazua në më pak se 7 minuta lojë ku Bakos që vulosi barazimin. Roma ndalet sërish në arenën Evropiane, pas eliminimit në Play-Off-et e Champions Leauge-ës me atë humbje 3-0 me Porton në shtëpi. Ndërkohë në Greqi, në transfertën me PAOK-un, Fiorentina e Paulo Sousas nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Për italianët rastet ishin, por nuk u shfrytëzuan si duhet. Nga e gjithë kjo tablo spikati vetëm fitorja e pastër e Sassuolos. Skuadra e Di Francescos shënoi një debutim të mrekullueshëm duke fituar 3-0 ndaj Athletic Bilbaos. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Lirola Defrel dhe Politano përmbyllën një mbrëmje fantastike për verdhë-e-zinjtë që u bënë e vetmja skuadër që nderojnë Serie-A-në në Europa League.