Euro 2016, ja sa bileta kanë blerë tifozët shqiptarë

Sport

komb1-0.jpg

 

UEFA ka mbyllur të hënë përfundimisht procedurën e shitjeve të biletave për Kampionatin Europian. Kualifikimi i parë në histori i Shqipërisë për në Francë 2016 ka sjell të njëjtin bum kërkesash si në çdo ndeshje të kohëve të fundit të përfaqësueses kuqezi. Tifozët e kombëtares, gjithsej kanë siguruar 29 mijë bileta.Në total, për tre ndeshjet e para të Kombëtares kuqezi, janë vënë në dispozicion 26.806 bileta ndërkohë që kërkesa e tifozëve shqiptarë në UEFA për këto tre ndeshje është më tepër se dyfishi, rreth 54.700.Ndeshja e parë e Shqipërisë ndaj Zvicrës është ajo me numrin më të madh të kërkesave. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Lilës, “Pier Muro” me një kapacitet prej 50.000 vendesh dhe Shqipërisë për këtë ndeshje i takojnë vetëm 5814 bileta, ndërkohë që kërkesat janë mbi 4 herë, rreth 23.200 kërkesa.I njëjti fluks ndodh edhe me 2 ndeshjet e tjera edhe pse propabiliteti i sigurimit të një bilete është më i madh, për shkak të kapaciteteve më të mëdhenj të stadiumeve të tjerë.

Molgen Balena

Tring Sport