Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi ka bërë publike listën me 23 lojëtarët që do të shkojnë në Europian dhe emrat e katër të tjerëve që u lanë jashtë. Lista me 23 futbollistët që do luajnë në Kampionatin Europian, i cili do të nisë më 10 qershor, pritet t’i dërgohet FSHF-së dhe UEFA-s brenda kësaj të marte.
Katër futbollistë nuk janë pjesë e listës zyrtare. Ata janë Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrrahmani dhe Berat Gjimshiti. Ata ishin pjesë e ekipit në miqësoren e luajtur ndaj Katarit, por nuk u përfshinë në përzgjedhjen finale.
Para publikimit të listës, mësohet se trajneri i kuqezinjëve zhvilloi një mbledhje me lojëtarët gjatë qëndrimit të tyre në Austri, ku u komunikoi vendimin. Pasditen e kësaj të marte, ata zhvilluan seancën e fundit stërvitore në Bad Ëaltersdord të Austrisë.
Lista zyrtare:
Portierë: Etrit Berisha; Alban Hoxha; Orges Shehi
Mbrojtës: Lorik Cana; Arlind Ajeti; Naser Aliji; Mërgim Mavraj; Elseid Hysaj; Ansi Agolli; Frederik Veseli
Mesfushorë: Ledian Memushaj; Ergys Kaçe; Andi Lila; Migjen Basha; Odise Roshi; Burim Kukeli; Ermir Lenjani; Taulant Xhaka; Amir Abrashi