Futbollisti i njohur Etrit Berisha, është treguar përherë shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private. Mirëpo, tashmë, portieri i kombëtares shqiptare, ka vendosur të ndajë një copëz nga lumturia e tij me ne. Në profilin e tij në Instagram, Etriti ka postuar një foto me Aidën, të dashurën e tij.
Çifti është duke shijuar pushimet pranë brigjeve të Francës dhe e vetmja gjë që dihet për ta, është se prej vitesh kanë një lidhje serioze dhe kaq.