Etrit Berisha kërkohet nga një klub francez

Sport

etrit
Etrit Berisha ka tërhequr vëmendjen e një klubi francez, sic është Lila. Mësohet se skuadra e Ligue 1 ka kërkuar informacione mbi një transferim të mundshëm të portierit të Kombëtares shqiptare. Për më tepër mësohet se ka bërë një ofertë të parë për futbollistin që prej disa sezonesh është pjesë e skuadrave të Serisë A, fillimisht Lacio e pastaj Atalantës. Lajmi i publikuar ditët e fundit nga ekspertët e merkatos italiane ka gjetur konfirmim në burimet pranë klubit. Por sipas mediave italiane, ky transferim ka pak gjasa të ndodhë, të paktën tani për tani.

etrit b
Faktikisht, klubi bergamask kërkon prej kohësh një blerës për Berishën, pasi mendon se e ka të sigurtë të ardhmen, duke pasur në radhët e saj një të talent të ri si italiani Golini. Megjithatë, oferta që ka bërë Lilë, duket se është shumë e ulët dhe nuk përmbush kërkesat që ka klubi italian, që bleu për 7 milionë euro kartonin e tij nga Lacio një vit më parë. Nga ana tjetër, mësohet se edhe paga e ofruar nga Lila, për vetë portierin shqiptar nuk e ka kënaqur atë. Prandaj për momentin përgjigja që klubi francez ka marrë ishte një “jo” e prerë. Të paktën, për momentin. Në një situatë të tillë pritet të mësohet nëse Lilë do të bëjë një ofertë të dytë më të lartë, si për klubin italian, ashtu edhe për lojtarit, apo do të tërhiqet përfundimisht dhe Berisha. Gjithçka do të vendoset me shumë mundësi gjatë ditëve të ardhshme të merkatos, që do të vazhdojë të paktën edhe për një muaj.