Etrit Berisha do më shumë hapësirë te Lacio

Sport

etrit
Etrit Berisha mund t’i thotë lamtumirë Lacios, nëse skuadra bardhekaltër kualifikohet në fazën e grupeve të UEFA CHAMPION LEAGUE. Portieri i Kombëtares shqiptare kërkon më shumë hapësira në skuadrën romane, teksa në një prononcim për shtypin italian ka theksuar se dëshiron të luajë më shumë, pasi momentalisht mbetet numri 2 i portës së Lazios. Ai, vitin e kaluar ishte portier i Kupave, por ja që prerja e mundshme e biletës për në Ligën e Kampionëve mund të ndryshojë situatën rreth tij.
Berisha mbrojti portën edicionin e kaluar në Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës, por nëse Lazio do të thyejë Bayer Leverkusenin në play-off-in e Champions, duke siguruar grupet e ‘Champions’, atëherë Marchetti mund të bëhet numri 1 i portës dhe në Ligën e Kampionëve. Këtë të paktën raportojnë mediat italiane, sipas të cilave shansi i vetëm për shqiptarin duket se është që Lacio të mos kualifikohet në fazën e grupeve të Champions, duke zbritur kështu automatikisht në Europa League. Pikërisht në këtë kompeticion, Berisha do të kishte më tepër mundësi aktivizimi. Situata te Lacio, gjithsesi është në evoluim të vazhdueshëm.
Në sezonin e fundit me bardhekaltërit, Berisha u aktivizua 10 herë në ndeshjet e Serisë A dhe 7 në Kupën e Italisë, ndërsa te Kombëtarja është titullar i padiskutueshëm