ETHEMI, PAS PARAQITJEVE NE TURQI, JOSH EDHE GJIGANTET EUROPIANE

Sport

Valon Ethemi, një njohje e vjetër e futbollit shqiptar, është duke shkëlqyer në Turqi, aty ku në radhët e Istanbulsporit, ka shënuar 10 gola dhe 4 asiste deri tani në Superligë, eksluzivitet I TRING. Në këtë mënyrë, me paraqitjet e tij të mira javë pas jave, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve dhe sipas mediave turke, tashmë është edhe Gallatasaraji që është interesuar për shërbimet e tij.

Mësohet se trajneri Okan Buruk, i mahnitur nga loja e shqiptarit të Maqedonisë, ka kërkuar pikërisht sulmuesin 25-vjeçar, për të zëvendësuar një nga elementët tek i cili është mbështetur më shumë gjatë këtij sezoni, pikërisht Kerem Akturkoglu, i cili me shumë mundësi do të transferohet në një klub europian në fund të këtij kampionati.

Et’hemi iu bashkua Istanbulsporit nga Kukësi në verën e 2021-shit, teksa ka kontratë me një nga skuadrat e shumta të Stambollit deri në verën e vitit 2025. Megjithatë ekziston mundësia që kundrejt 1.8 milionë eurove, ai të largohet. Aq më tepër nëse Istanbulspori ku luajnë shumë futbollistë shqiptare, nuk do t’ia dalë të mbijetojë në elitën e futbollit në Turqi.

Vërtet mund të të flitet për një hap të madh të Et’hemit, që përvec Superligës Turke, do të ketë mundësinë të tregojë cilësitë e tij edhe në kompeticionet europiane, duke ditur që Gallatasaraji do të marrë pjesë maksimumi në Champions League.