Është komentuar për drejtimin e Brazilit, përgjigjet Carlo Ançelotti

Sport

Carlo Ançeloti “zbeh” Brazilin. Që prej eliminimit të Selecaos nga Kupa e Botës, emri i trajnerit italian është përfolur shumë për të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës dhe kjo do të ndodhte në fund të këtij sezoni futbollistik.

Mbi këtë temë, përgjigjë më të mirë nuk mund të jepte askush tjetër përveç Carlo Ançelottit. Timonieri i Real Madrid ka thënë se për momentin ai është i përqendruar vetëm në aventurën e tij me kampionët në fuqi të Europës dhe ka lënë të kuptohet se nuk e mendon tërheqjen e parakohshme nga kampionët e Spanjës.

“Brazili? Nuk mund të flas për të ardhmen. Unë jetoj vetëm të tashmen dhe këtu ndihem mirë dhe kemi shumë objektiva të rëndësishëm për të arritur. Me Realin kam një kontratë deri në verën e 2024-tës dhe nëse klubi nuk më largon, atëherë unë dua të qëndroj këtu”, ka thënë 63 vjeçari.

Sakaq, Reali ka nisur nga puna për vazhdimin e sezonit futbollistik. Disa prej lojtarëve që ishin të aktivizuar në Kupën e Botës janë rikthyer, ndërsa Modriç dhe Tchouameni do kenë më tepër kohë në dispozicion, për shkak të angazhimit të tyre të gjatë në Botëror, një deri në gjysmëfinale, e tjetri deri në finale.