“Është e rëndësishme të rigjejmë qetësinë në fazën mbrojtëse.”; Manuel Neuer, portieri i Bayern

Sport

“Në ndeshjet e fundit, kanë qenë disa detaje që nuk i janë përshtatur lojës sonë dhe që në kanë hapur probleme. Është e rëndësishme të rigjejmë qetësinë në fazën mbrojtëse. Besoj se është diçka që ne do të dijmë ta zgjidhim. Në sulm kemi bërë mirë. Kemi shumë lojtarë që na mundësojnë zgjidhje të ndryshme dhe për më tepër jemi gjithnjë me ritëm të lartë. Talentet e reja që i janë bashkangjitur skuadrës janë përshtatur mjaft mirë dhe i shoh të përkushtuar për të bërë hapin tjetër. Mendoj se trajneri ka gjetur formulën e duhur për t’i vënë në funksion të gjithë lojtarët e ekipit.”