“Është e rëndësishme që t’i menaxhojmë emocionet tona.”; Marco Verratti, mesfushor i Paris SG

Sport

“Është një ndeshje që të gjithë ëndërrojnë ta luajnë dhe ne presim vërtet shumë nga kjo sfidë. Duhet të qëndrojmë të qetë, të luajmë me karakter, personalitet dhe me stilin tonë të lojës, që do të na ndihmojë t’ja dalim. Në takime të tilla, të duhen të gjithë këta përbërës për të krijuar një sukses me vlera. Është e rëndësishme që t’i menaxhojmë emocionet tona. Detajet, gjërat e vogla mund të vendosin sfidën. Luajmë kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë dhe asnjëherë gjërat nuk shkojnë të gjitha ashtu siç ti e ke parashikuar. Ndonjëherë të duhet diçka speciale, diçka gjeniale nga lojtarë si Neymar apo Mbappe, në mënyrë që të ndryshosh rrjedhën e lojës. Guardiola është nga ata trajnerë që kërkon mbajtjen e topit dhe shpejtësi në lëvizje. Por unë mendoj se ne duhet të përqëndrohemi tek loja jonë. Kemi një skuadër të madhe dhe një trajner të madh. I dimë cilësitë tona dhe se çfarë duhet të shfrytëzojmë. Nuk është se na duhet të bëjmë mrekulli. Man.City ka një avantazh të lehtë, por ende asgjë nuk ka mbaruar.”