“Është e rëndësishme që të japim më të mirën tonë gjatë këtyre 90 minutave.”; Edin Terzic, trajneri i Dortmund

Sport

Pres një Sevija shumë të fortë. Ata kanë një skuadër të kompletuar dhe që luajnë me ritëm të lartë deri në momentet e fundit. Kemi disa mungesa të rëndësishme. Sancho nuk është i gatshëm, po ashtu edhe Guerreiro dhe Reyna kanë shfaqur disa probleme. Nuk do të bëjmë llogari me rezultatin e ndeshjes së parë. Është e rëndësishme që të japim më të mirën tonë gjatë këtyre 90 minutave dhe të tregojmë kujdes. Sevija është nga ato skuadra që di t’i shfrytëzojë mirë rastet e veta dhe jam i sigurt se do të jetë shumë më e vështirë për ne. Lojtarët e mi duan të kualifikohen për më tej dhe janë të vetëdijshëm se e kanë vetë në kontroll fatin e tyre.”