Eros Greza është shndërruar në një nga pikat e referimit të Kombëtares shqiptare. Gjakovari 23-vjeçar u transferua këtë verë nga Osijeku, te skuadra e Rangers, duke firmosur për 4 vjet. Teksa u vendos nën urdhrat e një legjende të Liverpoolit, si Stiven Gerrard. Pas gati 4 muajsh nga mbërritja e tij në Skoci, Rangers TV ka intervistuar lojtarin shqiptar, për t’i marrë përshtypjet lidhur me përvojën që ka përjetuar deri tani. Në mënyrë të përmbledhur, Grezda iu përgjigj disa pyetjeve që nuk kanë lidhje me futbollin, teksa foli sidomos për mënyrën sesi ndihet në Gllasgou: “Ndihem mjaft i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangers-it. Mua më pëlqen gjithçka nga këtu. Duke nisur prej klubit, stafit teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë së tepërmi”, u shpreh fillimisht.
Mirëpo, Grezda ka edhe diçka që nuk e pëlqen nga qyteti ku jeton dhe nuk ka nguruar ta tregojë: “E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua janë kushtet atmosferike të Gllasgout. Megjithatë, dalëngadalë kam filluar të mësohem edhe me to”, rrëfeu ndër të tjera 23-vjeçari, i cili për shkak dëmtimi nuk mundi të luajë në ndeshjen e së mërkurës që Rangers e barazoi 1-1 ndaj Hibernian, duke humbur terren kundrejt Celticu-t kryesues, përpara derbit të shumëpritur të së shtunës që luhet në “Ibrox Park”. Që pas transferimit në te skaudra e madhe skoceze, Grezda ka luajtur vetëm 667 minuta, në të gjitha kompeticonet ku Rangers merr pjesë. Ai gjithashtu ka shënuar dhe dy gola për blutë, më 11 nëntor, në fitoren e thellë 7-1 përballë Motheruell.