ERNEST MUCI, NJERIU ME NE FORME KUQEZI QE MPOSHTI KAMPIONIN E BOTES

Sport

Ernest Muçin po përjeton një moment vërtet magjik. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet te Legia e Varshavës në Poloni, ka shënuar 2 gola në Conference League përballë ekipit anglez Aston Villa. I pari ka ardhur ne pjesen e pare duke shfrytëzuar një asistim të bukur nga e djathta e sulmit dhe duke depozituar në rrjetën e mbrojtur nga portieri kampion bote, Emiliano Martinez.

Kurse rë dytin e shënoi gjatë pjesës së dytë, për të kaluar në avantazh 3-2 polakët që ishte barazuar përkohësisht nga Dinje i Aston Vilas. Ishte aksion i pabesueshem npersonal dhe me nje goditje bilardoje, mposhti per here te dyte portierin Martinez me nje diagonale kirurgjikale…. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa përveç dy golave, u shndërrua në një rrezik konstant për mbrojtjen e angleze. Per Ernest Mucin tashme jane 7 gola mes kampionatit (3) dhe Kupave te Europes (4) kete sezon. Ai u grumbullua edhe nga trajneri Sylvinho me Shqiperine per eliminatoret e Euro 2024. E nisi nga stoli shqiptari tjetër i Legias, Jurgen Celhaka, i cili zbriti në fushë në minutat e fundit dhe dha kontributin e tij për të ruajtur fitoren e Legias, që është në grup me Aston Villa, Zrinjski dhe AZ Alkmaar.