ERNEST MUCI NDEZ INTERESIM TE MADH ME “FINTET” E TIJ

Sport

Që po kalon ndoshta një nga momentet më të mira të karrierës, Ernest Muçi e tregoi mjaft mirë edhe në sfidën e fundit që luajti me Kombëtaren shqiptare, duke shënuar golin e tretë kundër Ishujve Faroe. Aty ku i mjaftuan pak minuta në fushë për të lënë gjurmën, duke realizuar për herë të parë me fanelën kuqezi të përfaqësueses së madhe. Por, talenti tiranas ka arritur që të mahnisë të gjithë edhe te Legia e Varshavës, teksa polakët kanë arritur të fitojë miqësoren e fundit ndaj Salcburgut me rezultatin 0-2. Edhe pse nuk ia doli dot të gjejë rrugën e rrjetës, ish-futbollisti i Tiranës ia doli të lërë përshtypje mjaft të mirë, duke shfaqur një formë të shkëlqyer. Sulmuesi i Kombëtares është dalluar për driblimet në mënyrë të vazhdueshme të kundërshtarëve, njëkohësisht duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm në stadium. Gjë që është evidentuar përmes një videoje me momentet më të bukura, që është publikuar nga klubi i Legias së Varshavës. Medje duke e shoqëruar edhe me habi të madhe, për veprimet e klasit që ka shfaqur Muci në fushë.  Të shumë ishin komentet e tifozëve të cilët duken të dashuruar pas talentit shqiptar.Natyrisht që kjo i shërben edhe si një vitrinë e mirë atij, për të realizuar pse jo në të ardhmen e afërt, një kërcim cilësor sa i takon kampionatit, krahasuar me atë polak. Të shumtë kanë nisur të jenë interesimet kundrejt sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe shumë shpejt nuk përjashtohet të ketë edhe ndonjë ofertë konkrete në adresë të Legias, që nga 500 mijë euro që e mori nga bardheblutë kryeqytetas, tashmë e vlerëson të paktën 3 milionë euro.