Pas 3 paraqitjeve me Beshiktashin, Ernest Muçi ka gjetur golin e parë në Superligën turke. Talenti 22-vjeçar i shqiponjave të Stambollit arriti të dyfishojë shifrat ndaj skuadrës së Istanbulspor, duke gëzuar tifozët, por edhe teknikun e skuadrës ku luan, Fernando Santosh. Pas ndeshjes, ish-lojtari i Tiranës dhe Legias foli edhe për mediat turke, duke vendiosur theksin te fitorja e madhe 2-0 që arriti Beshiktashi dhe që e mbajti këtë skuadër në luftë për vendin e tretë. Ndërsa sa u takon objektivave të tij, ai u shpreh se duhet të kontribuojë në sulm me sa më shumë gola.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, ku bëmë atë që duhej të bënim. Gjithmonë duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë kështu. Nuk pësuam gol dhe shënuam 2 gola. Në fakt nuk mendoj shumë për të shënuar gola. Jam një lojtar sulmues, duhet të kontribuoj në sulm, por atëherë kur kam mundësi edhe të shënoj”, deklaroi sulmuesi.