Erling Haaland kërcënon të thyejë rekordin historic të Cristiano Ronaldos

Sport

Erling Haaland kërcënon të thyejë rekordin historic të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Manchsetser Cityt po arrin të realizojë me një mesatare të lartë shënimi me kampionët e Anglisë. Në 103 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me qytetarët, norvegjezi ka shënuar 99 gola. Nëse shënon në takimin e radhës në Champions League, atëherë Haaland, do të thyente kësisoj rekordin e CR7, si lojtari më i shpejtë që ka shënuar 100 gola me një klub futbolli. Me Real Madrid, për të arritur kuotën e 100 golavee, 39 vjeçarit i janë dashur 105 ndeshje. Nëse Haaland ka mundësinë që 100 gola, t’i arrijë me 104 ndeshje të luajtura. Nëse kjo do të ndodhë ose jo, gjithçka mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt. Sakaq, duhet theksuar gjithashtu se që prej kohës kur është pjesë pjesë e Cityt, në verën e 2022-shit, Haaland nuk ka asnjë rival sa i takon garës për golashënues në kampionatin anglez. Këtë sezon, në vetëm 4 ndeshje të luajtura, vikingu ka shënuar 4 gola. Për të kuptuar diferencën me të tjerët, në vendin e dytë, renditen disa futbollistë me nga vetëm 3 gola, siç janë Mohamed Salah, Luis Diaz, Madueke, Mbeumo, Duran, apo Ëissa.